Janë nënshkruar kontratat mes Komunës së Podujevës dhe kompanive për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të kësaj Komune.
Sipas kontratës së publikuar nga Komuna e Podujevës, vlera e parashikuar për asfaltimin e rrugëve është 137 mijë 407 euro.
Asfaltimi i rrugëve do të kryhet në fshatrat; Dumnicë, Revuçë, Zakutë, Dobratin, Bradash, Bajçinë, Obrançë dhe Llaushë.
Ndërkaq, në një kontratë tjetër, ku janë paraparë të shpenzohen 134 mijë e 513 euro do të asfaltohen rrugët në fshtrat; Dumosh, Llugë dhe Sfeçël.