2 mijë e 96 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 656 mijë e 937.
874 mijë e 600 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës. Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.