Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Tashmë në vend ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese.
Ndërkohë që në vend janë 322 raste aktive me COVID-19.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 20 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.