Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh kundërshtimin e thellë kundrejt problemeve dhe situatës së krijuar me furnizimin me energji elektrike.
Sipas tyre këto ndërprerje të shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme.
"Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh kundërshtimin e thellë kundrejt problemeve dhe situatës së krijuar me furnizimin me energji elektrike. Kriza elektoenergjetike nëpër të cilën jemi duke kaluar është duke shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha tek prodhuesit vendor.
Prodhuesit që një kohë janë duke u përballur me furnizim jo të rregullt të energjisë, mirëpo ndërprerjet e shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme", thuhet në reagimin e tyre.