Temperatura nën minus, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Temperatura nën minus, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Ilustrim

Përgjatë dy ditëve në vijim pritet të jetë mot i ftohtë, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të rrezeve të diellit.

Kështu ka bërë të ditur IHMK, derisa ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celcius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat