Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2021

Kosova

Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2021

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve, në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.”, ka informuar IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat