Përfundon protesta për reduktimet e rrymës/ Kërkohet shkarkimi i Rizvanollit dhe nacionalizimi i KEDS-it

Kosova

Përfundon protesta për reduktimet e rrymës/ Kërkohet shkarkimi i Rizvanollit dhe nacionalizimi i KEDS-it

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 14:10)-  Grupi i qytetarëve ka vazhduar protestën për reduktimet e rrymës edhe pranë Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan furnizim të rregullt me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS.

Njëra nga organizatoret, Liridona Sijarina theksoi se është e patolerueshme që të ketë reduktime të rrymës në gjithë vendin, derisa siç tha ajo, Qeveria subvencionon KEDS-in dhe pagesën e rrymës për qytetarët ne katër komunat veriore.

Protestuesit u shpërndan të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe ne ditët në vijim.

Image
Pamje nga protesta e sotme

 

​LIVE: Protesta kundër reduktimeve të rrymës vazhdon para Qeverisë

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, po kërkojnë një grup i qytetarëve të Kosovës në formë proteste të organizuar në Prishtinë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Protesta nisi para KEDS-it, ku një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha theksoi se KEDS dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë rrymë. Kjo sipas tii është diskriminuese.

Hoxha tha se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit kanë theksuar se “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

Protestuesit kanë gjuajtur poça elektrike drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat