Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë apel qytetarëve që mos të përdorin mjete piroteknike, pasi statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.
“Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në postimin e institutit në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!