Në zgjedhjet lokale të 14 tetor, në komunën e Dragashit me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.
Por pas numërimit të votave nga diaspora ky rezultat preliminar përmbyset dhe KQZ dhe Bexhet Xheladini i LDK-së e shpall kryetar të ri të komunës së Dragashit.
Por pas ankesës në PZAP, anulohen votat e ardhura nga diaspora me arsyetim se ka pasur manipulime, me arsyetim se shkrimi ishte i njëjtë në shumë zarfe votuese.
LDK-ja duke qenë e pa kënaqur nga Vendimi i PZAP-së, çështjen e dërgon në Gjykata Supreme të Kosovës, e cila gjykatë merr Vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për këtë komunë. Dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme e urdhëron Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”.
Pas përsëritjes së votimit nga jashtë, rezultati në këtë komunë përmbyset, duke e nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Bexhet Xheladini.
Këtë rezultat po atë ditë e kishte pranuar kandidati i PDK-së Shaban Shabani, duke e thirrur në telefon kandidatin e LDK-së Bexhet Xheladin, të cilit i kishte uruar fitoren.
Më pas u bë e asamblesë komunal, me 27 ulëse dhe atë: PDK-9, LDK-7, VV-4, Koalicioni Vakat-3, JGP-2, AAK-1, Pokret za Goru 1.
Dhe pas certifikimit të KQZ të fitores së Bexhet Xheladinit, ai në asamblenë komunale, mori detyrën e kryetarit Bexhet Xheldini.
Çfarë e pret kryetarin e ri?
Këtë komunë prore e kanë shoqëruar atributet: e vogël, e varfër, zorrë qorre, skaj i botës etj. Se a do të jetë edhe matej e tillë, hëpërhë, varet nga angazhimi i strukturave komunale dhe mirëkuptimi e zemërgjerësia e qeverisë së Kosovës. Me hapjen e një rruge kah Shqipëria apo Maqedonia, kjo trevë nuk do të mbetet zorrë qorre, përkundrazi, do të shndërrohej në një zonë atraktive turistike, ngase natyra ia fali bukuritë, ujin dhe ajrin e pastër. Rruga nga Restelica për në Maqedoninë e Veriut nisi vite më parë ku edhe u shtruan disa kilometra asfalt në anën e zonës së Dragashit, por asgjë më tepër …
Ajo që u debatua në debatet televizive dhe publike, u premtua nga të gjithë partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, se do ta zgjidhin problemin e ujit të pijshëm për 15 fshatra të kësaj komune, e cila kishte filluar vite më parë por procesi i tenderimit ishte rikthyer 9 herë në rishqyrtim.
Tani kjo barrë i mbetet kryetarit të ri Bexhet Xheladinit t’i realizojë projektet si përfundimit baseneve dhe fabrikës së pastrimit të ujit të pijshëm për 15 fshatrat opojane e gorane që po vuajnë me dekada për ujë edhe pse jetojmë në shekullin e XXI, si dhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik përmes turizmit rural, zbutjen e papunësisë përmes sjellës së investitorëve nga diaspora jonë, që një herë e mirë të hiqet strajca e kurbetit nga krahu i të rinjve të këtij nënqielli.
Është ky mozaiku i zbehtë i kësaj komune që duhet të përballet kryetari i ri me stafin e tij.