Ky pritet të jetë moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Kosova

Ky pritet të jetë moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:43
Parashikimi i motit

Nesër e pasnesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.

Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat