Z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republiksë së Kosovës, pret shiritin e përurimit.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës pas shumë vitesh bëhet me lokalet e saj në Mahallën e Muhaxherëve në Prishtinë. Në një lokal modest tashmë të kompletuar do të kenë mundësi të zhvillojnë veprimtaritë e tyre anëtarët e LSHK-së, që janë rreth treqind, nga të cilit rreth njëqind e pesëdhjetë aktivë.
Lokalet kanë një sallë me rreth njëqind vende, dy zyra, bibliotekën, kompjuterë, printer dhe bufenë. Është e pajisur me zërim modern - katër mikrofona. Me foltore përkatëse...
Shiritin e përurimit e presin z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së.
Hapja bëhet sot, më 30.12.2021, në orën 12, në Mahallën e Muahxherëve, "Kulla e zotnisë", Prishtinë.
Ka të ftuar të tjerë dhe anëtarët e LSHK-së e dashamirë të librit, të cilët me praninë e tyre nderojnë shkrimtarët dhe letërsinë.