Ngrohtësinë e vetme ia jep stufa. Kjo pasi Mehmet Mazrekaj nga fshati Drenoc i Deçanit, ka më shumë se pesë vite që Vitin e Ri e pret i vetëm në kullë.
Që nga vdekja e gruas 77-vjeçari ka vendosur që këtë festë ta pres vetëm, ani pse gjithmonë ftohet nga vëllai, nipat e mbesat.
Kur kujton kohët e mëparshme ai shpreh një nostalgji të madhe për njerëzit që ishin pjesë e jetës së tij.
E edhe mungesën e gruas e ndjen çdo ditë.
Këtë rrëfim emocionues mund ta dëgjoni në videon më poshtë.