Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.