Për t’u bërë pjesë e Qendrës së Studentëve, të gjithë aplikantet në dosjet e tyre duhet të kishin një dokument shtesë. Ajo ishte certifikata e vaksinimit.
4000 mijë studentë janë vaksinuar kundër COVID-19. Prandaj, secili banor në Qendrën e Studentëve është imunizuar kundër COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Në ndërkohë edhe mensa është duke funksionuar në një mënyrë tjetër se zakonisht, pra, me shërbimin “merr me vete”.
Sfishta tregon edhe për mundësitë e rritjes së kapaciteteve në këtë qendër për tu shtuar numri i studentëve.
Qendra e Studenteve në vitin 2020 u shndërrua në karantinë për personat që vinin në Kosovë gjatë kohës së karantimit tërëditor.