Për 24 orë, 59 aksidente në Kosovë

Kosova

Për 24 orë, 59 aksidente në Kosovë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.

Sipas raportit të fundit të Policisë, 25 aksidente ishin me persona të lënduar kurse 34 tjerë vetëm me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 544 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 504 tiketa trafiku ka shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat