Ligjëruesja në Universitetin e Prishtinës Jehona Lushaku-Sadriu, që së fundmi i është bashkuar LDK-së, e ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen që ta ruajnë veten dhe familjet e tyre derisa rastet me COVID-19 po shënojnë trend të rritjes në Kosovë dhe në botë.
“Sot, numri i rasteve pozitive paska shenuar 108. Meqe rastet pozitive neper bote po shenojne trend te rritjes, e vetmja rruge mbetet vaksinimi. V
aksinohuni, qe te afermit t’i kemi gjalle e shendosh; qe liria jone te mos kufizohet me; qe shkollat te mos jene online; takimet tona te mos jene virtuale; etj. etj. Vaksinohuni per nje jete normale e pa frike! PS: Une dozen e trete, sot ”, ka shkruar ajo.