Gjatë vitit 2021 policia intervenoi në 2200 raste dhune në familje

Kosova

Gjatë vitit 2021 policia intervenoi në 2200 raste dhune në familje

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pati goxha punë në vitin 2021 në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Hiç më pak se në 2 mijë e 200 raste ata u deshtë të intervenojnë.

E prej tyre gjashtë raste të dhunës në familje përfunduan me fatalitet.

Disa nga gratë si pasojë e dhunës së madhe që u ushtrua ndaj tyre përfunduan në strehimore.

Të shumta janë arsyet që çuan deri tek mospajtimet që u pasuan me dhunë.

Ngjarjet e dhunës në familje ngjanë kryesisht mes moshave 20 e 35 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat