Me rritjen e industrisë së kriptovalutave është rritur interesimi i qytetarëve që të merren me blerjen e këtyre monedhave virtuale. Madje, të njëjtit po blejnë edhe makina për t’i prodhuar ato.
E për shkak të shpenzimeve të mëdha të energjisë elektrike që bëjnë këto të fundit, Qeveria mori vendim të ndaloj prodhimin e tyre për një kohë. Personat që merren me këtë veprimtari tregojnë se sa mund të shpenzojë në makinë e tillë.
Granit Kadolli, ekspert i kriptovalutave thotë se një makinë e tillë harxhon 110 mgh kjo që u bije diju 45 euro në muaj.
Kadolli shton se këto mjete mund të përdorën edhe për ngrohje, madje një gjë të tillë e kishte bërë edhe vet.
Anulimin e prodhimit të kriptovalutave nuk e mirëpriten as nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Skender Krasniqi kryetari i kësaj ode, thotë se ky vendim ishte i pa menduar mirë. Ai tregon edhe se si ndikon kjo tek bizneset dhe personat që investuan.
Numri i bizneseve dhe personave që merren me këtë veprimtari nuk dihet as nga ATK, pasi që ato nuk regjistrohen për të paguar tatimin.
Valentina Bytyqi nga Administrata Tatimore e Kosovës thanë se nuk ka ndonjë mënyrë pasi varet se sa fitojnë, pra kjo vlen për personat, bizneset paguajnë 10 % kurse ata që pësojnë humbje nuk paguajnë tatim.
Vendimin ekzekutivi e mori një ditë më parë, ku e bëri të ditur përmes një njoftimi.