Mabetex Group ka njoftuar të gjithë familjarët dhe të afërmit e punëtorëve të që punojnë në Kazakistan, se të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurtë në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotele.
Komunikatë për media
Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve të fundit në Kazakistan dhe problemet e përkohshme me qasje në internet në vend, informojmë të gjithë familjaret dhe të afërmit e punëtorëve të Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë ne Kazakistan, që të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurtë në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotel. Të gjithë janë në vazhdimësi të informuar nga udhëheqësit e tyre lidhur me situatën.
Presidenti i Grupit Mabetex, z.Afrim Pacolli është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashme është më e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim.