Në ditën e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 495 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria.
Përmes tyre synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat.
Poashtu edhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.