Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ka rrjedhje uji nga pëlcitja e një gypi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se pa furnizim me ujë të pijshëm janë: Një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari”.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 7 janar – Para pak çastesh, jemi informuar se ka rrjedhje uji nga pëlcitja e një gypi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, më saktësisht në oborrin e Procredit Bank.
Me të marrë këtë informacion, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të verifikuar dëmtimin e gypit AC fi 200 mm , i cili ka pëlcitë vetvetiu.
Pa furnizim me ujë të pijshëm janë: Një pjesë e lagjes ” Dardania” , një pjesë e lagjes ” Lakrishte” , rruga ” Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma ” Adem Jashari”.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do e bëjnë të pamundurën që ta sanojnë sa më shpejt, por fillimi i sanimit do realizohet në momentin që largohen disa vetura të parkuara në vendin e dëmtimit, me ç’rast i kemi informuar organet gjegjëse.
Do ju mbajmë të informuar më tej me rastin dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!