Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Bahtiri ka thënë se ka marr me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, e cili ishte nëna e njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Pasi jam jashtë vendit dhe nuk mund të jem fizikisht prezent në varrimin e saj, përmes kësaj letre i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes.
Allahu e pastë mëshiru me xhenet.
Sinqerisht,
Agim Bahtiri