17 raste të reja me virusin korona janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në Komunën e Podujevës.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, të infektuarit me COVID-19 janë të grupmoshave të ndryshme, ndërkohë që numri i rasteve aktive në Podujevë ka arritur në 42.
Që nga fillimi i pandemisë, mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në Podujevë janë administruar rreth 80 mijë vaksina.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë nga COVID-19 është 158.134. Në total numri i rasteve aktive është 1.552.