Disa lagje në Prishtinë tash më shumë se dy orë nuk kanë energji elektrike.
Që nga ora 10:00 banorët në rrugën “UÇK” në Prishtinë janë pa energji elektrike, ndërsa nga KEDS-i nuk ka paraljmërim për ndërprerje.
Rapoetohet që edhe në disa lagje të Prishtinës sot kanë pasur reduktime.
I kontaktuar zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhalla, nuk ka arritur të konfirmojë nëse janë rikthyer reduktimet ose ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.