Vendi është përfshirë nga bora në 24 orët e fundit.
Në Skënderaj, ndryshe prej disa komunave tjera, shumica e rrugëve janë të qarkullueshme.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
“Rreth orës 8:00 të gjitha rrugët kanë qenë të pastruara ndërkohë që kompania me ekipet përkatëse kanë qenë duke i pastruar edhe rrugët nëpër fshatra deri në ora 8:00 rreth 95 % e rrugëvë kanë qenë të pastruara”, tha ai.
Në vendet ku trashësia e borës është më e madhe, komuna po përdorë kripën.
“Për momentin nuk ka problem ose rrugë të pakalushme në komunën e Skenderajit nuk ka”.