Pas reshjeve të borës, një qytetar ka dërguar disa pamje ku rruga Prishtinë – Pejë shihet të jetë në gjendje jo të mirë.
Media ka kontaktuar edhe me u.d drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, Mal Lokaj, i cili tha se po vazhdon mirëmbajtja e rrugës.
“Kamionët janë në terren dhe gjithashtu po bëjnë shpërndarjen e kripës. Të gjitha mekanizmat janë në terren dhe nuk besoj se do të paraqiten probleme”, është shprehru Lokaj.
Nga pamjet e siguruara shihen që në këtë aks rrugor si pasojë e kushteve atmosferike janë krijuar edhe kolona.