​Podujevë, 25 familje në nevojë ndihmohen me dru dhe pajisje për ngrohje

Kosova

​Podujevë, 25 familje në nevojë ndihmohen me dru dhe pajisje për ngrohje

Më: 10 janar 2022 Në ora: 18:30
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Shoqatës Humanitare “Tradita”, përmes të cilës mundësohet mbështetje me lëndë drusore dhe pajisje për ngrohje për 25 familje në nevojë.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ndihet lumtur që në këto ditë të ftohta dimri po mundësohet ndihmë dhe mbështetje familjeve në nevojë.

“Përparësi kanë familjet në asistencë sociale, familjet me jetimë dhe me të sëmurë në familje.

Me projekte të tilla komuna dhe shoqata “Tradita” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat