Një vajzë e mitur shtatzënë nga Ferizaj është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK. Ajo ka raportuar se bashkëjeton me një mashkull të mitur poashtu.
Në lidhje me këtë rast janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit).
Dhe më pas të dy prindërit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
BASHKJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ
Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje.