Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se në vazhdën e projekteve për strehimin e familjeve skamnore, sot kanë dhuruar çelësat e shtëpive për gjashtë familjet përfituese me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve.
Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së banimit për familjet skamnore mbetet prioritet në politikat sociale.
Postimi:
“Ky projekt është realizuar nga buxheti i komunës dhe në këtë lagje deri tash janë strehuar 112 familje”.