Përbërja e re e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Podujevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë pas konstituimit të kuvendit, në të cilën ka miratuar pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat i ka përcjellë për shqyrtim në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet më 14 janar 2022.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend dite
1. Propozim vendimi për miratimin e projektbuxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2022 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2023-2024
2. Ngritja e Grupit punues për përgatitjen e draft- Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022