Hajnat kishin shtënë me armë zjarri sot në drejtim të zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol të Podujevës, teksa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.
Ekipi i medias sot ishte në objektin e banimit, ku ka ndodhur ngjarja, por kryefamiljari nuk ka pranuar të flasë.
Nëpërmjet burimeve, është mësuar se familjarët nuk ishin në shtëpi. Ata hajdutët i kishin parë nëpërmjet telefonit, pasi kishin kamera të sigurisë.
Menjëherë, e kanë telefonuar policinë, të cilët dolën në vendin e ngjarjes. Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, pasi hajdutët filluan të ikin arave, kur policia tentoi t’i arrestonte dhe, më pas, kanë shtënë me armë.
Nga ky rast, asnjë person nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale, pos që është vjedhur ari dhe një gjë me vlerë për familjen.
Deri tani nuk është asnjë person i arrestuar.