82 persona kanë vdekur në Kamenicë deri më tash nga Covid-19

Kosova

82 persona kanë vdekur në Kamenicë deri më tash nga Covid-19

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

82 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në komunën e Kamenicës, që nga shpërthimi i pandemisë në vendin tonë në mars të vitit 2020.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 2454 qytetarë të kësaj komune janë infektuar, derisa 2365 mposhtën sëmundjen.

Aktualisht në gjithë komunën janë 7 raste aktive me Covid-19.

 “Ju lutem respektoni rregullat e Institutit. Ruani veten dhe të tjerët! Vaksinohuni!”, bëhet thirrje nga kjo komunë.

Pandemia në Kosovë shpërtheu në mars të vitit 2020.

Njoftimi i plotë:

Një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës, një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bilanci në komunën tonë: 

*2454 të infektuar, 

*2365 të shëruar, 

*82 të vdekur, 

*7 raste pozitive. 

Ju lutem respektoni rregullat e Institutit.

Ruani veten dhe të tjerët! 

Vaksinohuni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat