Është bërë gjysmë viti që kur minierës së Trepçës në Stantërg i mungon mjeku.
Moszëvendësimi i doktorit që u pensionua i shqetësoi goxha punëtorët e nëntokës. Ata thonë se ka raste shumë të shpeshta kur lëndohen në vendin e punës dhe kanë nevojë për kontrolle mjekësore.
Përveç kontrolleve në rast ‘aksidenti’, minatorëve mjeku u nevojitet edhe për vërtetimin e pushimit mjekësor që, sipas tyre, duhet ta ketë vetëm vulën e ndërmarrjes.
Kryeshefi Enis Abdurrahmani tha që në mungesë të bordit mbikëqyrës, nuk mund të hapë konkurs për punësimin e një mjeku.
Ai, përmes telefonit, tha se sapo të formohet bordi, do të bëjë kërkesën për plotësimin e kësaj pozite.