Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekës , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.
Rasti ka ndodhur më 13 janar dhe sipas Policisë, për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë, është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.
“Po ashtu, KEDS ka konstatuar se rryma ka qen kyçje Ilegale.
Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njofitm.