​Shqiptohen 473 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 473 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:00
Ilustrim

Qytetarët nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 473 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Ndërsa një ditë më parë policia shqiptoi gjoba për 353 qytetarë të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat