Kardiologu: Doza e tretë për të moshuarit bën dallimin jetë a vdekje

Kosova

Kardiologu: Doza e tretë për të moshuarit bën dallimin jetë a vdekje

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Driton Vela, kardiolog dhe pjesë e komisionit që ofron këshilla për komitetin ndër-ministror sa i përket masave që duhen ndërmarrë në vend

Kardiologu dhe pjesëtari i komisionit i cili ofron këshilla për komitetin ndër-ministror sa i përket masave që duhet ndërmerren për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Driton Vela, ka thënë se situatën e tanishme me variantin Omicron e kanë pritur.

Ai tha se kanë paralajmëruar që në Kosovë do të ketë rritje rapide të rasteve në një periudhë të shkurtët, ku në takimet e fundit kanë dhënë, sipas tij, propozime konkrete në lidhje me masat që duhet ndërmerren në vazhdim

Ka propozime që ora policore të nis prej 22:30 ndërsa gastronomia të mbyllet prej orës 22:00. Por, ka pasur edhe propozime për masa edhe më të ashpra, por që s’ka pasur konsensus prandaj nuk do besoj se do të shkojmë në masa radikale”, është shprehur Vela.

Më tej, ai tha se në qytetarët duhet të kenë vetëdijesim për vaksinim të mëtutjeshëm edhe me dozën përforcuese, pasi sipas tij, doza përforcuese tek të moshuarit do ta bënte dallimi mes jetës e vdekjes.

“Duhet të kemi vetëdijesim për vaksinim të mëtutjeshëm edhe me dozën përforcuese por edhe me shtrëngimin e masave aktuale që i kemi”.

“Në shumicën e rasteve ata që e kanë marrë dozën përforcuese e infektohen, do ta tejkalojnë lehtë ndërsa për të moshuarit doza përforcuese do të thotë dallimi mes jetës dhe vdekjes, sepse do t’i mbrojë për pasojat e rënda të COVID-19”, ka thënë Vela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat