Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të KGjK-së, ora 09:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 09:00)
Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Ora 10:00)
Komuna e Rahovecit në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, bën homazhe për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve Sender Rexhepi dhe Fitim Duraku. (Fortesë, ora 11:00)
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur, ku i ftuar i radhës do të jetë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 11:00)
Komuna e Gjilanit në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, mban akademi përkujtimore kushtuar ish presidentit Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit, ora 14:00)