Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Sipas MSh-së, nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
Me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 799.939 qytetarë.
Ndërkohë, 44.143 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese, teksa 4.813 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.