Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.
Hyseni ka thënë se takimi kishte frymën e bashkëpunimit mes dy komunave, duke shprehur gatishmërinë e fillimit të projekteve të përbashkëta në disa fusha.
“Në takimin e sotëm, biseduam për probleme me të cilat po përballen komunitetet e dy qyteteve tona.
Takimi kishte frymën e bashkëpunimit mes dy komunave, ku shprehëm gatishmërinë për të filluar projekte të përbashkëta, që përfshijnë rininë, zhvillimin e ekonomisë, si dhe projekte infrastrukturore e sociale që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve të të dy komunave”, ka thënë Hyseni.