Lladrovci ia merr një asambleiste Ajazit në Drenas

Kosova

Lladrovci ia merr një asambleiste Ajazit në Drenas

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:12
Ramiz Lladrovci dhe Mirlinda Dvorani

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se grupit të asambleistëve të PDK-së i është bashkangjitur Mirlinda Dvorani që garoi në kuadër të Demokratëve për Drenasin, subjekt ky i formuar nga Driton Ajazi.

Lladrovci tha se Dvorani do të jetë vlerë e shtuar në asamblenë komunale.

Postimi i plotë:

Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare. Asambleistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e DD, kalon në PDK dhe do të jetë votë dhe vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të komunës së Drenasit.

Mirë se vjen Mirlindë!

Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë.

Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie.

Respekt Mirlindë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat