Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Sa i përket numrit të fluturimeve gjatë tre muajve të fundit të vitit 2021 ka rritje në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2020 për 46%.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me vitin 2020 ka rritje për 47%.
Ndërkaq, gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.
Transporti i mallrave me tren është rreth 30 mijë tonë.