Kur e ke bukën, je më i fortë para hasmit - kështu thonë në Drenicë.
Shaban M.Jashari, kryefamiljar i familjes në Prekazin historik, ishte punëtor i madh dhe tokën e tij e punonte pëllëmbë për pëllëmbë.
Hambarët e tij ishin plotë me drithë, me bukën e motmotit dhe siç thuhet në Drenicë, hambarët e tij kanë dhënë bukë për të tjerët në nevojë...!
Në kujtim dhe në lavdinë e familjes Jashari në Drenicë, që e ndryshoi dhe i dha kahje të re kombëtare historisë së Kosovës, ne të gjallët duhet të marim shembull dhe amaneti i tij, Tokën e bukës të punojmë pëllëmbë për pëllëmbë dhe hambarët të mbushën më bereqetin e Tokës bukanike të Kosovës...!
Kur e ke bukën, je më i fortë para hasmit...!