Pas gati 10 vitesh, në 2022 pritet të bëhet shpallja që më në fund dikush të strehohet në një banesë në Drenas.
Papastërtia e madhe është indikacion i qartë se askush s’jeton më këtu.
Përveç bërllokut, kjo banesë në Drenas karakterizohet me një histori të gjatë konfliktesh.
Ka gati një dekadë që kjo mbeti e boshatisur, pasi për hiç më shumë se 60 metra katror u derdh gjak.
Në fakt, pronën e Komunës ishte duke e shfrytëzuar polici Fadil Shishani kur organet e rendit i shkuan te dera për ta larguar, pasi Gjykata kishte vendosur se faktikisht kjo banesë i takonte Zejnepe Buzhalës.
Realisht e njëjta kishte shfrytëzuar banesën para Shishanit, porse edhe ajo ishte shfrytëzuese e përkohshme.
Sidoqoftë tek pas plagosjes së zyrtarëve policorë dhe arrestimit të Shishanit, u ngrit aktakuzë ndaj Zejnepe Buzhalës për falsifikimin e dokumenteve.
Tash gjyqësori vërtetoi se banesa në fjalë është pronë vetëm e Komunës së Drenasit.
Pas gati 10 vitesh, në 2022 pritet të bëhet shpallja që më në fund dikush të strehohet aty.
Tv e kishte të pamundur të kontaktonte me Zejnepe Buzhalën, e cila siç i tha Gjykatës gjendet në Angli për mjekim.
E njëjta ka urdhër arrest nga Gjykata pasi nuk u paraqit në 3 seancat e fundit në të cilën akuzohet për falsifikim të dokumenteve.