Krasniqi: Flijimi i Zahirit, Hakifit e Edmondit për çlirim është drita e ditëve të bardha të Kosovës

Kosova

Krasniqi: Flijimi i Zahirit, Hakifit e Edmondit për çlirim është drita e ditëve të bardha të Kosovës

Më: 31 janar 2022 Në ora: 10:47
Pamje nga homazhet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook shprehet se tre heronjtë me zemrën plot dashuri për Atdheun e me ideal për çlirimin e tij në mendje, ranë për t’u lartësuar në përjetësi.

“Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre. Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

25 vjet më parë, me zemrën plot dashuri për Atdheun e me ideal për çlirimin e tij në mendje, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ndër tri pushkat e para të lirisë, ranë për t'u lartësuar në përjetësi.

Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre.

Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat