204 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

Kosova

204 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

Më: 31 janar 2022 Në ora: 10:49
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK, ka bërë të ditur se aktualisht 204 pacientë janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor si pasojë e COVID-19 në klinikat e COVID në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas njoftimit, të gjithë pacientët janë pozitiv me COVID-19, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë gjithsejtë 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 85 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë,12 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë

Spitali i Prizrenit,13 pacientë

Spitali i Pejës,11pacientë

Spitali i Gjakovës, 23 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit,16 pacientë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat