8 fëmijë me Koronavirus të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

Kosova

8 fëmijë me Koronavirus të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 216 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, në mesin e të hospitalizuarve ka edhe fëmijë.

8 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërsa, nga 216 pacientë të hospitalizuar për shkak të COVID-19, 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat