2 mijë e 563 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 783 mijë e 672.
806 mijë e 268 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 82 mijë e 751 me tri doza.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës. Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.