Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u ka drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin si dhe obligimet e papërfunduara të KEK-ut që dalin nga ky ligj.
Gashi ka theksuar se: “Shkresa dhe kërkesa të tilla kemi drejtuar karshi këtyre institucioneve në vazhdimësi” si dhe “komuna e Obiliqit është e gatshme të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse për të zbatuar në tërësi të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Obiliqit, të përcaktuara nga Ligji për Obiliqin”.
Shkrimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë. Bashkëngjitur gjeni shkresën drejtuar institucioneve të nivelit qendror dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin, për të rikujtuar për të disa here me radhë obligimet e papërfunduara të KEK-ut që dalin nga ky ligj.
Shkresa dhe kërkesa të tilla kemi drejtuar karshi këtyre institucioneve në vazhdimësi, e ritheksoj se komuna e Obiliqit, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse për të zbatuar në tërësi të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Obiliqit të përcaktuara nga ligji për Obiliqin.