Komuna e Kamenicës ende nuk ka emëruar askënd në krye të drejtorive lokale.
Sipas përfaqësueseve të partisë opozitare, Partisë Social Demokrate, kjo po ndodhë për shkak të premtimeve të dhëna në kohën e fushatës për këto pozita.
E, që tash nuk mund ta mbajnë fjalën meqë pazarin sipas tyre Lëvizja Vetëvendosje po e bënë me partnerin e koalicionit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe disa qytetarë besojnë se kjo vonesë u bë si pasojë e mos koordinimit mes partive. Por në komunë, thonë se nuk kanë asnjë telashe me partnerin, dhe se drejtorët do të zgjidhen javën e ardhshme.