Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbaj mot kryesisht me diell.
Në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 10 gradë, kurse ato minimalet deri në -4 gradë Celsius.
Sa i përket elementit të erës, do të ketë erë të lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja.